Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Çoçlli: Nuk e di sesi u anulua ai gol, besoj te cilësitë e këtyre djemve!

Nga drejtor teknik në trajnerin e ri të skuadrës. Nikolin Çoçlli e nisi me një barazim shumë të vlefshëm ndaj Kukësit, eksperiencën e tij si trajner i Luftëtarit, ky i fundit shpjegoi zgjedhjen e tij, ndërsa foli edhe për atë gol të anuluar që për të ishte tërësisht i rregullt.

Çfarë iu bindi për të qenë pjesë e Luftëtarit?

Që në momentin që kam arritur këtu, kam ardhur me një besim, në gjirin e skuadrës ka lojtarë të rinj me nivel. Besova gjithmonë te cilësitë e tyre. Niveli i tyre është i admirushëm. Kanë cilësi shumë të mira fizike. Orientimin taktik e morën gjatë kësaj periudhe. Menduam që skuadra do të formohej dhe do të ketë nivelin e duhur. Kishim mundësi që sot ta fitonim ndeshjen. Skuadra ishte në pressing difensiv në 70 % të rasteve.Kukësi pretendon kampionatin, vlerat e lojtarëve janë shumë të larta. Duhet të dish të barazosh forcat. Kur kundërshtarët janë shumë të fortë, duhet të barazosh forcat dhe duhet të mbrohesh mirë. Kjo ishte strategjia jonë. Vendosa që skuadra të sakrifikonte, fashat anësore punuan mirë. Ishim përgatitur shumë mirë. Iu kam dhënë orientimin e duhur që skuadra të jap shpirtin. I falenderoj për shpirtin e garës dhe sakrificën e bërë.

Momenti i golit të anuluar…

Nuk e kam idenë pse u anulua. S’ka asnjë faull asnjë gjë. Është vendimi i arbitrit. Nuk e di si e ka marrë këtë vendin kaq abstrakt. Arbitrat janë me misionin që të gjykojnë ndeshjen me përpikëmëri. Nuk e di i kujt është faji, nuk merrem me gjyqtarët. Janë pika e dobët. Nuk kam qejf të atakohem. Dobësitë dihen gjithë andej. Vendimin e ka marrë kryesorin. Unë i njoh, i kam miq. Në arsyetimin dhe logjikën time i pyeta, anësori më tha që vendimin e ka marrë kryesorin.

Ekipi kishte marrë fytyrën dhe karakterin tuaj…

Unë jam natyrë që gjithmonë sakrifikoj. Në momentin që sakrifikon do të kesh benefite. Mjafton që puna të jep vlerësime.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...