Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Lakers rikthehet te fitorja, Toronto i bën 14 rresht!

Los Angeles Lakers rikthehet menjëherë te fitorja dhe e bën diçka të tillë në sfidën ndaj Golden State Warriors. Një sukses i ngushtë i skuadrës kaliforniane me shifrat 125-120 në Chase Center në San Francisco. Anthony Davis ishte basketbollisti më i mirë mbi parket me 27 pikë 10 rebound dhe 4 asiste, paraqitje kjo që ndihmoi Lakers të koleksiononin suksesin e 39-të sezonal ndërkohë që Ëarriors pësuan disfatën numër 41-të. Skuadra e momentit në NBA është padiskutim Toronto Raptors. Kampionët në fuqi koleksionuan suksesin e 14-të rresht pasi mposhtën me rezultatin minimal 119-118 Brooklyn Nets. VanVleet me 29 pikë ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Warriors ndërkohë që diferencën në këtë sfidë e bëri loja në grup e skuadrës kanadeze pasi plot 5 basketbollistë të Raptors kapën një kuotë pikësh me dy shifrat duke bërë të pavlefshme edhe paraqitjen spektakolare të LeVert për Brooklyn, autor i 37 pikëve. Me 31 pikë të Hield dhe 25 të Barnes, Sacramento Kings mposhti lehtësisht San Antonio Spurs me rezultatin 122-102. Pavarsisht mungesës së Luka Doncic, Dallas Mavericks regjistroi një fitore të lehtë pasi mposhti me rezultatin e thellë 116-100 Charlotte Hornets në parketin e këtyre të fundit. Më i miri mbi parket për Dallas në këtë sfidë ishte Curry me 26 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...