Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lazio është për titull, mposht Interin dhe tremb Juven!

Ëndrra titull vazhdon për Lazion. Bardhekaltrit e Simone Inzaghit mposhtën Interin 2-1 me përmbysje në Olimpico dhe e çuan në plot 19 numrin e ndeshjeve pa humbje në Serie A, disfatën e fundit e kanë pikërisht ndaj Interit në fazën e parë në San Siro. Ishte një Lazio me më shumë dëshirë ajo që zbriti në fushën e lojës dhe që tronditi traversën me Milinkovic-Savic pas vetëm pak minutash, gjithsesi reagimi i Interit nuk mungoi që pasi humbi një shans të artë me Lukakun arriti të gjente avantazhin në minutën e 44-t me Ashley Young që përfitoi nga topi i kthyer nga Strakosha pas goditjes së Candrevës. Por pjesa e dytë nisi me një Lazio që fitoi menjëherë një 11-metërsh me Immobilen të cilin e kthehu në gol vetë golashënuesi më i mirë i kampionatit autor i 26 golave tashmë. Me një Inter të trembur që i lejoi fushën Lazios, bardhekaltrit gjetën edhe golin e fitores me Milinkovic-Savic në minutën e 69-të. Interi nuk arriti të reagonte me Lazion që e adiminstroi avantazhin deri në fund duke u ngjitur në kuotën e 56 pikëve në vendin e dytë të renditjes me një pikë më pak se Juventusi kryesues, por me këtë sukses kryeqytetasit zbritën edhe zikaltrit në vendin e 3-të që mbetën me 54 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...