Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Chelsea-Manchester United, sfidë direkte për një vend në Champions

Ndonëse është e hënë, emocionet e futbollit nuk kanë të mbaruar në ekranin e Supersport, pasi përveç Milan-Torino, mbrëmja do të ndizet edhe me supersfidën e kampionatit anglez, Chelsea-Manchester United.

Të dy skuadrat kanë objektiv të njëjtë këtë sezon, që është një vend në zonën Champions dhe deri tani më pranë arritjes së qëllimit janë pikërisht “blutë e Londrës” që pozicionohen në vendin e katërt me 41 pikë.

“Djajtë e kuq” kanë plot 6 pikë më pak dhe mbrëmjen e sotme do të duhet të bëjnë kujdes, pasi në rast humbjeje në “Stamford Bridge”, zona Champions do të largohej edhe më shumë dhe do të bëhej thuajse e pamundur për t’u arritur.

Të dy skuadrat nuk vijnë në një moment aspak të mirë, pasi nuk fitojnë një ndeshje në kampionat që prej 11 janarit, ndërsa si londinezët, ashtu edhe “djajtë e kuq” kanë regjistruar nga një humbje dhe dy barazime gjatë 3 javëve të fundit.

Pikërisht për këtë arsye, takimi i sotëm bëhet edhe më i rëndësishëm, veçanërisht për skuadrën e Franck Lampard, që javën e ardhshme do të luajë një tjetër sfidë direkte për zonën Champions, derbin e Londrës ndaj Tottenhamit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...