Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egbo, i mrekulluar: Jam pa fjalë, e dija që do të fitonim, me ndihmën e Zotit

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” e kishte të vështirë ta shpjegonte atë fitore të madhe të Tiranës ndaj Kukësit, në “Air Albania”.

“Jam pa fjalë. Nuk e di nga t’ia filloj. Lavdia shkon për Zotin. Është një mrekulli. Ka një Zot lart dhe nëse beson, nuk të harron. Nëse beson, do ta arrish atë që do. I falënderoj çunat për shpirtin e garës. Zoti i ka parë ata dhe tregon që është dora e tij në ekip. E nisëm mirë ndeshjen, si në pjesën e parë dhe në të dytën. Ishim të nxituar në përfundimin e aksioneve deri kur pësuam gol. Më pas Zoti përsipër të ndryshonte gjithçka.”

Vangjeli, pa përgjegjësi: Goli i pësuar nuk ishte naiv, është diçka që ndodh në lojë. Nuk ishte gafë e Kristit, nisi që në krah gabimi. U driblua lojtari ynë dhe lojtari i Kukësit e futi topin në zonë. Kemi pësuar disa gola nga krahët. Do t’i rregullojmë gjërat që kemi gabim, edhe kur fitojmë.

Festë para derbit: Derbi? T’i lëmë lojtarët ta shijojnë këtë fitore. Një ditë pushim më shumë nuk është diçka e madhe. Nesër lojtarët do jenë në stërvitje. Lojtarët kanë fituar vetëbesim, por nuk besoj se do të kalojmë në eufori. Do qëndrojmë me këmbë në tokë.

Ndryshimet: Muçi në pjesën e parë luajti shumë mirë. Deri kur pësuam ra dhe nuk e pamë të arsyeshme të luante bashkë me Ngoonë. Goli i Bathës nuk ishte fat. Nëse njeriu i bën “hyzmetin” punës, nëse fut lojtarët në pozicionin e duhur, Zoti sheh dhe jep dorën e tij. Zoti ka dorë te ne. Edhe kur po humbnim e dija që do fitonim. I thashë Kristit, mos u mërzit. Besimin në Zot nuk e ndryshoj dot.

Ismailgeci: Ismailgeci meriton më shumë minuta. I kam thënë që të jetë gati para ndeshjes. Ia kam dhënë besimin, meriton edhe më shumë. Duke parë organikën, çdo lojtar duhet të jetë gati për të qenë në fushë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...