Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Atletico ngec me Espanyolin, Sevilla fiton në frymën e fundit

Atletico e Madridit rrezikon seriozisht zonën Champions në La Liga. “Los Colchoneros” barazuan 1-1 në fushën e Espanyolit dhe përveçse janë parakaluar nga Sevilla, ndiejnë nga pas “dihatjen” e Real Sociedadit, që ka grumbulluar në 26 javë vetëm një pikë më pak (43).

Në fakt, të dy golat e kësaj ndeshjeje u shënuan nga futbollistët e Atleticos, por i pari, që mban firmën e Savic, ishte autogol. Në fillim të pjesës së dytë, Saul barazoi rezultatin, që mbeti i pandryshuar edhe pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit.

Ndërkohë, Sevilla, iu imponua 3-2 Osasunas në “Ramón Sánchez Pizjuán”. En Nesyri dhe Ocampos u dhanë epërsinë e dyfishtë andaluzëve në pjesën e parë, por Osasuna, edhe pse luajti me një lojtar më pal nga minuta e 54-t (u ndëshkua më të kuq Herrera), arriti të barazonte me finalizimet e Aridane dhe Torres (11-metërsh). Pas shumë përpjekjesh, në minutën e tretë shtesë, En Nesyri realizoi të dytin personal dhe të fitores 3-2 për ekipin e tij.

Athletic Bilbao fitoi 1-0 ndaj Villarrealit në “Pamplona” me gol te Raul Garcias, që u tregua i saktë në ekzekutimin e një 11-metërshi në pjesën e dytë. Në minutën e 66-të, Williams dështoi të realizonte në penalltinë e dytë që iu dha vendësve, të cilët ishin në tension deri në përfundimin e takimit.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...