Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Nga parajsa në ferr”, metamorfoza e Bylisit në Superiore

Kush e “mori më sysh” Bylisin?! Kush i mallkoi ballshiotët?! NJë skuadër që po përjetonte një ëndërr e sheh veten disa metra larg një humnerë, diçka e paimagjinueshme vetëm një muaj më pare, kur mallakastriotët po mahnitnin me paraqitjet dhe me rezultatet e marra. Duket se tashmë i është gjendur çelësi, “pini” dhe “puku” Bylisit dhe përpos performancave pozitive në disa raste, humbjet dhe pikët e shumta të lëna në 2020-ën, më kryesorja fakti që ende nuk kanë ftuar asnjë takim në këtë vit kalendarik në kampionat, ndërkohë që në 17 ndeshjet e para të sezonit triumfuan në 8 raste, ka bërë që skuadra e Dovedan të përpihet pa e kuptuar në vorbullën e qëndrimit në Superiore.

Vllaznia, që mban vendin e 8-të, pozicion që të dërgon në “play out”,  ka vetëm 3 pikë më pak se Bylisi. Në Laç, skuadra u ndëshkua nga disa gabime. Nëse vijon në të njëjtën linjë, nuk do të jetë e largët dita kur ballshiotët të përfundojnë në pozicionin e “play out”-it. Duket se fjalët titull dhe Europë bënë që Bylisi “të fluturonte” me imagjinatën, duke harruar kampionatin, duke harruar se sa i çuditshëm është futbolli, ku në pak kohë mund të përfundosh nga parajsa në ferr.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...