Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Derbi i Manchesterit “ngjyroset në të kuqe”, United pranë zonës Champions

Derbi i Manchesterit ngjyroset në të kuqe, pasi në “Old Trafford” ishin të zotët e shtëpisë që triumfuan me rezultatin 2-0 dhe shijuan një 3-pikësh që i fut tërësisht në garë për një vend në zonën Champions.

Kryendeshja e kampionatit anglez u zhvillua nën një atmosferë të jashtëzakonshme, ndërsa ritmi i ndeshjes ishte vërtetë i lartë, ndonëse topi në rrjetë përfundoi vetëm një herë në minutën e 30’, pas gjuajtjes së francezit Anthony Martial.

Manchester City dominoi qarkullimin e topit, duke regjistruar shifra më të larta se 70%, por nuk arriti ta konkretizonte me raste shënimi, ndërsa “djajtë e kuq” u treguan shumë më racionalë, duke luajtur vertikalisht dhe kërcënuar vazhdimisht me kundërsulme të shpejta.

Goli vendimtar i takimit erdhi në minutën e 30’, kur francezi Martial u shërbye saktë nga fantazisti portugez Bruno Fernandes dhe përballë portierit Brazilian Ederson, nuk gaboi duke dërguar sferën në rrjetë.

Në fillim të pjesës së dytë Manchester City arriti të shënojë golin e barazimit, por gjithçka u anulua për një pozicion jashtë loje milimetrik, që mund të shkaktojë polemika pas përfundimit të ndeshjes.

Goli i dytë për Manchester United u shënua nga mesfushori i ri McTominay, që realizoi me një gjuajtje spektakolare, duke përfituar nga fakti që portieri Ederson gaboi në rivënien e topit dhe kishte lënë portën e boshatisur.

Me këtë fitore Manchester United ruan ritmin e Chelseat të vendit të katërt, ndërsa humbja e Manchester Cityt ndihmon Liverpoolin që ta fitojë titullin kampion edhe më shpejt sesa mund ta kishte parashikuar.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...