Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Historia prekëse e Jorge Jesus, humbi mikun, edhe vetë me Coronavirus

Askush nuk është imun nga Coronavirusi. Edhe njerëzit e famshëm, në njëfarë mënyre,  janë treguar “të pakujdesshëm” në sjellen e tyre, duke u bërë bartës së armikut global. Nga Kina, ku pati vatrën, ka mbërritur në cepat e më të largët të shtëpisë së përbashkët tokë. Ka mbërritur edhe në Brazil, ku ka prekur skuadrën e njohur Flamengo, që në javët e fundit të vitit të kaluar fitoi dy kompeticione, “Brasileirão” dhe “Copa Libertadores”. Njoftimi u bë në faqen zyrtare të klubit brazilian:

“Flamengo informon se testet për praninë e COVID-19 te lojtarët, stafi teknik dhe drejtuesit përfunduan pasditen e së hënës. Klubi informon se trajneri Jorge Jesus ka rezultuar i prekur në provën e parë nga COVID-19. Analiza nuk është përfundimtare. Testi i dytë do të saktësojë gjithçka.

Trajneri është nën kujdesin e stafit mjekësor të Flamengos dhe shëndeti i tij mbetet i qëndrueshëm… Klubi njofton pezullimin e stërvitjes së ekipit të parë dhe ekipeve të të rinjve për të paktën një javë.

Gjithë të tjerët në klub rezultuan negativë për COVID-19. Ne do të ndjekim udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë pandemisë”.

Vetëm pak kohë më parë, Jorge Jesus kishte humbur për shkak të Coronavirusit një mik, të cilin e kishte takuar në Portugali. Bëhet fjalë për 80-vjeçarin Mario Verissimo, i cili ka punuar së bashku me trajnerin portugez në kohën kur drejtonte Estrela Amadora.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...