Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spadafora: Stërvitjet nuk fillojnë në prill, e pamundur rinisja në 3 maj!

Për të apasionuarit e futbollit Italian pritja që Serie A të rinisë sërish, do të jetë më e gjatë. Nëse kishte nga ata që mendonin se kampionati Italian do të rifillonte në fillim të majit janë gabuar pasi emergjenca nga koronavirusi në Apenine ka marrë të tjera përmasa gjatë kësaj periudhe, shumë herë më të mëdha. Në një intervistë për mediat italiane ministri i sporteve dhe i rinisë, Vincenzo Spadafora ka theksuar se është surreale të mendohet që futbolli italian mund të rinisë në datën 3 maj.

Për këtë arsye seancat stërvitore nuk do të nisin gjatë muajit prill, shtoi Spadafora i cili nënvizoi gjithashtu se futbolli dhe të gjitha sportet e tjera në Itali nuk do të jenë kurrë më si më parë edhe pse një pjesë e njerzëve nuk e kuptojnë ende diçka të tillë. Sipas Spadaforës qeveria italiane do të ndihmojë sportin me një shifër prej 400 milionë eurosh që kriza ekonomike e klubeve të mos jetë vrastare për një pjesë të tyre.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...