Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barcelona fikson çmimin për Coutinhon, 10 milionë më shumë se oferta e Chelsea-t

Barça tashmë e ka vendosur Coutinhon në merkato, pasi Bayerni i Mynihuth e ka njoftuar se nuk do të ushtrojë opsionin e blerjes së brazilianit më 30 qershor. Klubi “blaugrana” është në kontakt të përhershëm me agjentët e futbllistit,  që synojnë ta transferojnë në Premier League. Chelsea tashmë është gati të ofrojë 80 milionë euro për brazilianin, por Barça nuk dëshiron ta shesë për më pak se 90 milionë, për të minimizuar sadopak humbjet.

Të gjitha klubet e Premier League-s, që kanë pyetur rreth Coutinhos, kanë kërkuar transferimin në formë huazimi, e jo me detyrim blerjeje.

Klubi “blaugrana” është tashmë i qartë se duhet ta huazojnë futbollistin, por ata shpresojnë të sigurojnë opsionin e blerjes së detyrueshme më 30 qershor 2021. Çmimi pas një viti do të ishte rreth 60 milionë euro, një shifër që mund të të jetë e përballueshme për klubet që po interesohen për Coutinhon.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...