Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Georgina, në “ballë të luftës”, organizon ankand për të ndihmuar spitalet në Spanjë

Georgina Rodriguez “zbret në fushë” për të ndihmuar Spanjën në betejën kundër Koronavirusit. Partnerja e Cristiano Ronaldos ka lajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale nisjen e një ankandi bamirësie, ku do të nxjerrë në shitje mes veshjeve dhe produkteve të tjera edhe një fanellë të Juvetusit të firmosur nga “ylli” portugez, për t’u ardhur në ndihmë personelit shëndetësor spanjoll në luftën ndaj COVID-19. Ja thirrja e Georginas:

“Po kalojmë një moment të tmerrshëm. Në spitale, infermierët, mjekët dhe i gjithë personeli shëndetësor dhe pacientët kanë nevojë për ndihmën tonë. Spanja po vuan shumë për shkak të pandemisë dhe për këtë arsye dua të jap një dorë. Jam përgatitur për të nxjerrë në shitje katër veshje shumë të lezetshme si dhe një objekt shumë të veçantë … Një fanellë të Juventusit, e firmosur nga CR7. Të gjitha të ardhurat që do të fitoj nga shitjet, do t’i dhuroj për spitalet spanjolle për të luftuar COVID-19. Faleminderit shumë që jeni pjesë e një projekti kaq të rëndësishëm për mua.”

https://www.instagram.com/p/B_-OPzbKm7P/

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...