Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Alban Xhaferri: Të marr Vllazninë e futbollit? Pse jo

Në Shkodër prej pak kohësh po “zien” lajmi se Alban Xhaferri, që financon për basketbollin shkodran, mund të marrë drejtimin e skuadrës së futbollit. Sot, në një prononcim që ka dhënë për “FanZone”, Alban Xhaferri ka pohuar se dëshira ekziston, por për momentin nuk ka ende asgjë konkrete. Fillimisht Xhaferri foli për basketbollit, duke treguar pse Vllaznia e ka të pamundur për momentin të zbresë mbi parket.

“Kemi një skuadër me lojtarë të huaj dhe në këto kushte ne nuk mund të fillojmë kampionatin, pasi vetëm 5 individë janë në Shkodër. Liga raJonale? do të ishte një gjë pozitive, sepse Vllaznia merr pjesë edhe në Ligën Ballkanike. Për ne do të ishte favorizuese, pasi edhe distanca do të jetë më e afërt.”

Vllaznia e futbollit: Bashkia ka aksionet e klubit të futbollit. Ka qenë një indicie e tifozëve që kanë pëlqyer ecurinë skuadrës së basketbollit. Unë gjithmonë jam tifoz i Vllaznisë, po pse jo, dëshira ime është ta pranoj. Këto gjëra duhet të zgjidhen me Bashkinë për të gjetur një marrëveshje. Për momentin, nuk mund të them asgjë, pasi është thjesht një dëshirë”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...