Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Pjanic te Barcelona brenda kësaj jave!

TURIN, ITALY - JANUARY 30: Juventus player Miralem Pjanic during a training session at JTC on January 30, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Daniele Badolato - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

Barcelona i ka të qarta idetë për merkaton e kësaj vere. Blaugranat kërkojnë të ndërhynë në ato reparte ku kanë më shumë nevojë. Por nëse në sulm duan të zëvendësojnë një lojtar që po shkon drejt fundit të karrierës si Luis Suarez që tashmë është 33-vjeç me një 22-vjeçar premtues si Lautaro Martinez në mesfushë dhe sidomos në kabinën e regjisë, blaugranat kanë nevojë për më shumë eksperiencë dhe për këtë arsye janë gati të sakrifikojnë një talent 23-vjeçar si braziliani Arthur për një mesfushor 30-vjeçar si Miralem Pjanic. Boshnjaku është i përzgjedhuri i drejtuesve të Barçës për t’i dorëzuar çelësat e mesfushës dhe për këtë arsye blaugranat po nxitojnë për të firmosur me yllin e Juventusit.

Klubi spanjoll kërkon ta mbyllë marrëveshjen që do të çojë Pjanic në Camp Nou deri në fund të kësaj jave dhe te Barcelona po bëjnë maksimumin për të bindur brazilianin Arthur të pranojë transferimin te kampionët e Italisë. Ish-lojtari i Gremios do të përfshihet në tratativën që do të dërgojë Pjanic në Spanjë, pasi Arthur pëlqehet shumë edhe nga drejtori sportiv i bardhezinjve Fabio Paratici dhe trajneri Maurizio Sarri. Vlera e dy lojtarëve në merkato është e përafërt me Pjanic që në faqen e specializuar transfermarkt kushton 52 milionë euro, ndërsa Arthur Melo kushton 56 milionë euro dhe për këtë arsye do të kemi të bëjmë me një shkëmbim kokë më kokë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...