Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Jerry Mina drejt Valencias, Everton synon rikthimin e John Stones

Pasi e shitën për më tepër se 55 milionë euro 4 sezone më parë te Manchester City, drejtuesit e Everton po mendojnë seriozisht rikthimin në skuadër të mbrojtësit anglez John Stones, i cili tani ka përfunduar jashtë planeve të trajnerit Guardiola.

Futbollisti 26-vjeçar është zgjedhja e fundit në hierarki për trajnerin spanjoll, i cili shpesh ka kthyer në mbrojtje mesfushorin Fernandinho, duke mbajtur në pankinë anglezin dhe ka dhënë miratimin për shitjen e tij në fund të sezonit.

Pasi kanë marrë miratimin e Carlo Ancelottit, drejtuesit e Everton kanë nisur negociatat me “citizens”, ndërsa marrëveshja për rikthimin e Stones në Liverpool mund të mbyllet për më pak se 20 milionë paundë.

Në këtë rast do t’i hapej rruga edhe shitjes së kolumbianit Jerry Mina, i cili erdhi me bujë nga Barcelona, por gjatë kësaj kohe ka alternuar dëmtime të vazhdueshme me paraqitje jo në nivel, duke mos ia dalë të shndërrohet në një titullar fiks.

Për mbrojtësin 25-vjeçar ka shfaqur interes konkret klubi i Valencias, që është gati të paguajë 15 milionë paundë për ta transferuar Jerry Mina-n në “Mestalla” këtë verë dhe për të përforcuar repartin e prapavijës.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...