Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dovedan: Po luajnë vetëm 10 futbollistë, për Goxhajn pyesni presidentin

Bylisi mori një fitore të vuajtur dhe mes polemikave në Vlorë përballë Flamurtarit, ndërsa trajneri Veljko Dovedan, në intervistën e dhënë për Supersport pranoi se skuadra e tij është e lodhur, pasi ka shumë pak lojtarë në dispozicion, të cilët po luajnë çdo tre ditë.

E kishit pritur kaq të vështirë këtë fitore?
Ne jemi shumë të lodhur, pasi kemi luajtur çdo tre ditë dhe kjo ka ndikuar shumë. Në çdo ndeshje po luajnë të njëjtët futbollistë, pasi vetëm 10 vetë kemi.

Mos ndoshta keni përqendruar shumë energji te Kupa dhe kjo ka ndikuar?
Sigurisht që mund të jetë edhe kjo.

A është përjashtuar përfundimisht Goxhaj?
Për këtë nuk flas. Duhet të pyesni presidentin.

Të mërkurën ndeshja e kthimit me Tiranën, pas përballjes së parë që shkaktoi shumë polemika…
Do të mundohemi të luajmë shumë fort, ashtu si dimë dhe mundemi, me shpresën që të dalim në finale.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...