Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duka inspekton stadiumin e ri të Kukësit, Gjici: Në shtator-tetor luajmë në impiantin e ri!

Punimet për rikonstruksionin e plotë të stadiumit Zeqir Ymeri në Kukës po vazhdojnë me ritme të shpejta. Paraditen e sotme impianti i ri që po ndërtohet në Kukës është vizituar nga presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe presidenti i nderit të Kukësit, Safet Gjici të cilët kanë inspektuar nga afër punimet. FSHF-ja është edhe një nga financueset e këtij stadiumi dhe për këtë arsye numri 1 i Federatës ka dashur të ndjekë nga afër punën.

Njoftimi i klubit të Kukësit:

Presidenti i Nderit, Safet Gjici dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka kanë inspektuar paraditen e sotme nga afër punimet që po kryhen në stadiumin e ri të Kukësit.

Për presidentin e FSHF-së, kjo ishte hera e dytë që inspekton punimet në stadiumin tonë të ri dhe ka mbetur edhe i kënaqur nga ritmi me të cilin po punohet në këtë impiant të ri modern, që do të plotësojë edhe kushtet e kërkuara nga UEFA, në mënyrë që ndeshjet e Kupave të Europës të luhen në qytetin e Kukësit.

Gjatë inspektimit, presidenti Safet Gjici u shpreh se stadiumi do të jetë gati në muajin shtator-tetor. Ne besojmë se në shtator-tetor përfundon dhe do të rikthehemi fuqishëm në fushën tonë. Kemi një ekip shumë të mirë dhe do ta përforcojmë edhe më shumë për rikthyer titullin kampion në Kukës sepse tifozët e këtij qyteti e meritojnë”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...