Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Cungu: Lojtarët u sollën si profesionistë, fituam prej shpirtit të garës

Ndonëse me Europën e siguruar më herët, Laçi blindoi edhe vendin e tretë të renditjes, pasi iu imponua kampiones së saposhpallur Tiranës, të cilën e mposhti me rezultatin 3-0. Trajneri Armando Cungu vlerësoi shpirtin e garës që shfaqën lojtarët e tij në fushë, për të cilët pati vetëm fjalë pozitive sot.

Keni blinduar vendin e tretë, por keni shfaqur një shpirt gare për t’u admiruar…
Faleminderit për fjalët e mira. Puna ime është e tillë, që të rri në këmbë e të orientoj skuadrën në fushë, pasi nuk mjaftojnë vetëm seancat stërvitore. Më vjen mirë që siguruam tashmë vendin e tretë, pasi ishte një obvjektiv i klubit.

Ku e fituat ndeshjen ndaj Tiranës?
E theksuat edhe ju, që Laçit nuk i mungoi për asnjë moment shpirti i garës sot. Kur ke lojatrë cilësorë dhe kjo kombinohet me dëshirën për të fituar ndeshjen, gjithçka bëhet edhe më e lehtë. Djemtë u treguan seriozë dhe profesionistë në fushën e lojës.

Në fund trajneri shkodran nuk harroi të urojë Tiranën për titullin kampion të fituar dhe mbi të gjithë ta komplimentojë trajnerin e bardhebluve Emanuel Egbo për punën e mirë të bërë gjatë këtij sezoni.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...