Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Duka: I lumtur për golin e Hysajt, na duhet në formë për Kombëtaren

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka përshëndetur nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook Elseid Hysajn për golin e parë të shënuar më Serinë me fanellën e Napolit. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shkruan se kuqezinjtë në muajin shtator do të nisin fushatën e radhës në Nations League dhe është shumë e rëndësishme që ata të jenë në formën e duhur.

“I lumtur për golin e parë me Napolin në Serinë A të Elseid Hysajt! Një realizim i shkëlqyer nga mbrojtësi shkodran, që ndihmoi skuadrën të merrte atë fitore 2-0 ndaj Sassuolos. Më vjen mirë që e pashë në formë të shkëlqyer dhe uroj të vazhdojë kështu, sepse në shtator Kombëtarja Shqiptare nis aventurën e saj në Nations League dhe kuqezinjtë do të kenë nevojë edhe për klasin e tij. Edhe një herë, shumë urime Elseid Hysaj!”

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...