Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Partizani? Jo pa mësuar vendimin e Gjykatës Federale

Ilir Daja këmbëngul se do të jetë trajner i Skënderbeut deri atëherë kur Gjykata Federale në Zvicër të japë vendimin mbi dënimin e klubit korçar. Në prag të sfidës së fundit të kampionatit përballë Partizanit, klub që kërkon pikërisht Dajën për drejtimin e skuadrës, trajneri kryeqytetas u shpreh:

“Jam trajner i Skënderbeut dhe ndihem mirë në Korçë, sepse Korça nën drejtimin tim ka patur rezultate historike. Disa mbase e kanë harruar që është i vetmi ekip që i ka kaluar të katër raundet drejt grupeve dy herë. E ardhmja ime? Nuk ka trokitur Partizani, por dhe klube të tjera brenda dhe nga jashtë. Pres përgjigje nga Gjykata Federale dhe pastaj do të mësojmë se ç’do bëhet me Ilir Dajën dhe Skënderbeun.”

Zona Europiane: “Matematikisht ka ende shpresë. Ajo që duhet të bëjmë është të fitojmë edhe pse kemi një kundërshtar t pozicionuur jo drejt. Meqë nesër është dhe mbyllja e kampionat, do të donim të merrnim fitore për t’ua dhuruar tifozërisë korçare. I kemi ndier dhe gjatë kësaj kohe që nuk kanë qenë në stadium për shkak të pandemisë.”

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...