Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shkëndija nuk hap probleme, Besmir Bojku edhe një sezon te Feronikeli

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Besmir Bojku, vazhdon rrugëtimin me Feronikelin.

Bojku i cili kaloi një sezon fantastik me Feronikelin, bindi drejtuesit e klubit për një marrëveshje të re me Shkendijën, duke zgjatur bashkëpunimin (huazimin) më numrin 20 edhe për sezonin e ri.

Besmir Bojku shquhet për dinamikën e tij të madhe në lojë. Ai ka zhvilluar 40 ndeshje me fanellën e Feronikelit, duke shënuar 5 gola.

Bojku, pas arritjes së marrëveshjes për faqen e klubit u shpreh: “Jam i lumtur qe do të jem pjesë e Feronikelit edhe për sezonin e ardhshëm. Së pari dua të falënderoj, presidentin, drejtorin dhe trajnerin për besimin qe patën tek unë. Për objektivat e klubit nuk duhet të flasësh shumë pasi dihet Feronikeli synon majat e futbollit vendor.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...