Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E kryer, Valon E’themi te Zaglebie Lubin, firmos kontratë 2+1!

Valon Et’hemi do të nisë etapën e re në karrierën e tij. 22-vjeçari është një lojtar i Zaglebie Lubin dhe nga sezoni i ri do të luajë në kampionatin polak të futbollit. Anësori që i dha lamtumirën Kukësit pas 3 sezonesh ka nënshkruar me skuadrën e ligës kryesore në Poloni dhe do të jetë shumë shpejt nën urdhërat e trajnerit Martin Sevela. Supersport ka mësuar se akordi është mbyllur dhe firmat janë hedhur mbi kontratën e cila përcakton një afat-kohor dy-vjeçar me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Djaloshi nga Pallatica erdhi tek Kukësi si një i panjohur por me motivim e etje për të ecur përpara mbërriti deri aty sa në disa ndeshje mbajti në krah edhe shiritin e kapitenit, teksa fitoi edhe Kupën e Shqipërisë në 2019-ën. Sezoni i sapombyllur ishte më i miri në karrierën e tij me 6 gola të shënuar në kampionat dhe 1 në Kupën e Shqipërisë. Ndërkohë skuadra nga qyteti i Lubinit e mbylli në vendin e 11-të edicionin e fundit , teksa në histori ka koleksionuar dy tituj kampion në  vitin 1990 dhe në 2007-ën. Në sezonin 2016-2017 të Europa Leagues Zaglebie Lubin mbërriti deri në raundin e tretë kualifikues ku u eliminua përballë danezëve të Sonderjyske. Një aventurë e re dhe emocionuese për Et’hemin që nëpërmjet ligës së Polonisë synon dhe fanellën kuqezi të përfaqësueses.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...