Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Seria A jep çmimet: Paulo Dybala më i miri i sezonit

Paulo Dybala ka fituar titullin e futbollistit më të mirë të sezonit 2019-2020, i akorduar nga Seria A.  Çmimin e portierit më të mirë e ka marrë Wojciech Szczesny (Juventus), mbrotësi më i mirë është shpallur Stefan de Vrij (Inter), ndërsa Alejandro Gomez (Atalanta) është “mbreti” i mesfushorëve. Ciro Immobile (Lazio), sikurse pritej, është vlërësuar si sulmuesi më i mirë. Mes futbollistëve të rinj, më i mirë është konsideruar Dejan Kulusevski. Fituesve do t’u dorëzohet trofeu në fushën e blertë kur të nisë sezoni i ri i Serisë A.

Klasifikimi përfundimtar është hartuar duke u bazuar te statistikat e “Stats Perform” me ndihmën e të dhënave të regjistruara nga “Netco Sports”. Për përllogaritjen përfundimtare janë analizuar të gjitha ndeshjet e shvilluara në Serinë A, Kupën dhe Superkupën e Italisë.

Çmimet:

Portieri më i mirë: Wojciech Szczesny (Juventus)

Mbrojtësi më i mirë: Stefan De Vrij (Inter)

Mesfushori më i mirë: Alejandro Gomez (Atalanta)

Sulmuesi më i mirë: Ciro Immobile (Lazio)

Futbollisti i ri më i mirë: Dejan Kulusevski (Parma)

Më i mirë absolut: Paulo Dybala (Juventus)

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...