Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ikën edhe Junior, Vllaznia “lirohet” nga brazilianët

Pas Hygor, edhe brazialini tjetër i Vllaznisë, Silvio Junior, largohet zyrtarisht nga Vllaznia. Klubi kuqeblu, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare bën të ditur se është arritur marrëveshja për ndërprerjen kontraktuale. Kujtojmë që Junior u bashkua me kuqeblutë gjatë merkatos së janarit dhe është aktivizuar rregullisht si nga Mirsad Jonuz ashtu dhe nga Hyden Dedja. Në 17 ndeshje sulmuesi brazilian ka mundur të shënojë 4 gola në Superiore.

Postimi i Vllaznisë:

KF Vllaznia bën të ditur se me futbollistin Silvio Rodrigues Pereira Junior është arritur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës së punës dhe të bashkëpunimit mes tyre.

Vetë lojtari ka falënderuar klubin për mundësinë që i dha për të qenë për një vit e gjysmë pjesë e skuadrës kuqeblu dhe këtë e ka bërë publike edhe përmes faqes së tij teksa është shprehur se ngjyrat KUQ E BLU do të mbesin gjatë në kujtesën e tij. KF Vllaznia e falënderon futbollistin Silvio Rodrigues Pereira Junior dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...