Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Ndizet” merkatoja e Manchester City-t, zyrtarizohet një tjetër futbollist

Pasi evitoi përjashtimin nga kompeticionet europiane në sezonet e ardhshme, Manchester City ka nisur menjëherë fushatën e blerjeve për të përforcuar skuadrën dhe brenda dy ditësh ka zyrtarizuar afrimin e dy futbollistëve.

Kështu dje u njoftua afrimi i parë, që ishte mesfushori spanjoll Ferran Torres, i cili erdhi nga Valencia, ndërsa sot u zyrtarizua edhe mbrojtësi holandez Nathan Ake, i cili vjen nga klubi anglez i Bournemouth.

Për kartonin e mbrojtësit 25-vjeçar Manchester City ka paguar plot 44 milionë euro, ndërsa mbrojtësi ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me skuadrën e Pep Guardiolës për 5 sezonet e ardhshme.

I rritur në klubin e Chelseat, Nathan Ake shpërtheu në skuadrën e Bournemouth dhe me paraqitjet e tij bindi trajnerin Guardiola, i cili zgjodhi holandezin mes një liste me emra si Khalidou Koulibaly e Milan Skriniar.

Kështu në vetëm dy ditë, drejtuesit e Manchester City-t kanë shpenzuar rreth 80 milionë euro, ndërsa mediat angleze raportojnë se ‘citizens” kanë në dispozicion një buxhet më të lartë se 200 milionë euro për merkaton e kësaj vere.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...