Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zyrtare, Allan ribashkohet me Ancelottin te Everton!

Një vit e gjysmë më parë Aurelio De Laurentiis, pikërisht në janarin e 2019-ës, refuzoi rreth 60 milionë euro nga Paris Saint Germain për kartonin e mesfushorit brazilian nga shitja e të cilit synonte të përfitonte 100 milionë euro një shifër e konsiderueshme kjo për një futbollist që sapo kishte mbushur 28-vjeç, por por 21 muaj më pas De Laurentiis i ka thënë po ofertës së Evertonit prej 25 milion eurosh. Allan i cili pas disa muajsh do të mbushë është transferuar zyrtarisht te skuadra tjetër e qytetit të Liverpoolit aty ku gjen ish-trajnerin e tij te Napoli Carlo Ancelotti, i cili e kërkonte me ngulm.

Mesfushori i kombëtares braziliane ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Evertonin dhe do të jetë ai motori i skuadrës në mesfushë gjatë sezonit të ri futbollistik që pritet të nisë më 12 shtator. Kishte ardhur momenti që pas 5 sezonesh te Napoli dhe 8 viteve në Itali, Allan të provonte një eksperiencë të re dhe Premier League është kampionati perfekt për një lojtar me cilësitë e tij. Everton po përpiqet të zhvillojë një merkato cilësore për të kënaqur kërkesat e trajnerit Ancelotti në mënyrë që të zhvillojë një kampionat pozitiv, me shpresën se në fund mund të renditet në 6-shen e parë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...