Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ekskluzive/ Abazaj e Rroca nuk ndahen, sërish bashkë edhe te klubi turk

Marrin fund dilemat për të ardhmen e Kristal Abazajt, i cili përfundimisht do të transferohet te klubi turk i Istambulsporit, i njëjti ku pak ditë më parë u transferua edhe fantazisti nga Lushnja, Eduart Rroca.

Burime për SuperSport konfirmojnë se Abazaj ka arritur marrëveshjen dhe madje ka firmosur kontratën me klubin turk që militon në kategorinë e parë të futbollit vendas, ndërsa tani pritet vetëm prezantimi zyrtar.

Pak ditë më parë Abazaj ishte shumë pranë firmës me Ankaraspor, me të cilën arriti marrëveshjen dhe madje kreu edhe testet mjekësore, por klubi turk nuk arriti të marrë dritën jeshile për hapjen e merkatos nga FIFA (aktualisht e ka merkaton e bllokuar) dhe gjithçka dështoi. Ndërkohë mediat e kishin lidhur edhe me një kalim te Yeni Malatiaspor, por një lajm i tillë rezultoi tërësisht i pavërtetë.

Kështu pas shpërthimit te Luftëtari dhe një sezoni të kaluar sërish së bashku te skuadra e Kukësit, Kristal Abazaj dhe Eduart Rroca do të jenë sërish bashkë, këtë herë te Istambulspor, të cilën do të provojnë ta kthejnë në elitën e futbollit turk.

Kujtojmë që Rroca u prezantua vetëm në fund të javës së kaluar në klubin turk dhe nënshkroi një kontratë 4-vjeçare, ndërsa Kristal Abazaj ka nënshkruar për dy sezone me Istambulspor.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...