Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Vjen zyrtarizimi nga Interi: Mirë se vjen, “luftëtari” Vidal!

Arturo Vidal është zyrtarisht lojtar i Interit. Njoftimi  u dha nga klubi zikaltër nëpërmjet kanaleve zyrtare.  Mesfushori largohet Barcelona pa paguar asnjë dëmshpërblim. Shpenzimi maksimal prej një milion euro lidhet me arritjen e objektivave ​​nga lojtari dhe skuadra e Interit.

Vidal nënshkroi një kontratë dyvjeçare për 12 milionë euro në total. Ai tashmë është takuar me Conte dhe shokët e tij të rinj të skuadrës. Të hënën, pas ekzaminimeve mjekësore lojtari u zhvendos në Appiano Gentile.

Njoftimi i Interit

“Nga sot, Vidal do të jetë në vijën e parë, me fanellën ziklatër dhe me të njëjtët objektiva, si gjithmonë: të luftojë, japë maksimumin dhe fitojë – lexohet në shënimin e klubit – Ai bëhet kiliani i gjashtë në historinë e Interit. I pari ishte Ivan Zamorano, një tjetër luftëtar i lindur. Pas tij David Pizarro, Luis Jimenez, Gary Medel dhe Alexis Sanchez. Vidal nuk tërhiqet: ai ka mbërritur, është në Milano, është i Interit. Mirë se vjen, Arturo!”

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...