Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Skuqet” Albi Doka, Gorica pëson humbjen e parë në kampionat

Pas një starti në kufijtë e perfektes me 4 fitore radhazi e një barazim, skuadra kroate e Goricës ka pësuar edhe humbjen e parë në kampionat, teksa u mposht me rezultatin 2-1 nga Osijek në transfertë.

Duhej të kishte një derbi shqiptar në fushë, mes Eros Grezdës dhe Albi Dokës, por sulmuesi gjakovar nuk ishte fare në dispozicion të trajnerit të Osijek, ndërsa ish mbrojtësi i Tiranës e nisi sfidën si titullar.

Albi Doka qëndroi në fushë për 72 minuta, pasi u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën e Goricës me 10 futbollistë, kur rezultati ishte 1-0 në favor të Osijek. Gorica ia doli të barazojë edhe pse me 10 futbollistë, por në minutën e 7 shtesë pësoi edhe golin e dytë dhe doli pa pikë nga kjo transfertë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...