Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Reagon Këshilli Bashkiak i Shkodrës: Nuk po pengojmë privatizimin e Vllaznisë!

Privatizimi i klubit të futbollit Vllaznia vazhdon të jetë një çështje e nxehtë në Shkodër. Këshilli Bashkiak ka dalë me një komunikatë sëfundmi duke bërë me dije se nuk po pengon Kryetaren e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi të nisë proçedurat për privatizimin e kuqebluve, duke ia kaluar topin pikërisht Voltana Ademit. Për të privatizuar klubin e futbollit Vllaznia interesohet sponsori Alban Xhaferri.

“Në cilin nga këto momente nuk ka qenë i qartë vizioni dhe mesazhi që Vllaznia duhet të privatizohet dhe ne jemi PRO këtij procesi? Këshilli Bashkiak kërkoi vendosjen e rregullit dhe zbatimin e sugjerimeve cilësore të ekspertëve.

Pse pikërisht në momentin që organi kompetent ushtron një të drejtë legjitime në lidhje me kontrollin e një SH.A.-je në pronësi të vetën dalin në pah teori konspirative të tipit “Këshilli Bashkiak po pengon privatizimin”?

Asgjë dhe askush nuk e ka penguar Kryetaren e Bashkisë, që nga konstituimi i këtij këshilli të paraqiste apo të diskutonte në mbledhje të këshillit vizionin, kushtet dhe kriteret për privatizimin e Vllaznisë. Pse pikërisht në këtë moment deklarohet propozimi për nisjen e procedurave të privatizimit?

Ku ishin para 4 vitesh me këtë premtim elektoral, që jo vetëm nuk u realizua 1/4 e tij por Vllaznia ra në Kategori të Parë nga keqmenaxhimi dhe jo vetëm ai financiar? Këshilli Bashkiak NUK përcakton individët apo subjektet që do fitojnë ankandin, por vendos mbi shitjen e aksioneve.

Vendosjes të një standardi më të lartë i tremben aktorët e politikave të vjetra, por sportdashësit e dinë cila është rruga më e drejtë për Vllazninë. S’ka më kohë për eksperimente, me formula të dështuara”, shkruhet në postimin e bërë nga Këshilli Bashkiak Shkodër.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...