Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Rossi fiton betejën më të rëndësishme, atë me COVID-19, gati për të garuar!

Valentino Rossi fiton betejën më të rëndësishme deri tani në jetë atë me COVID-19. Që prej 15 tetorit Doktori qëndronte në karantinë pasi ishte infektuar nga koronavirusi, duke humbur edhe 1 garë të Moto Gp, por së fundmi italiani e ka mposhtur COVID-19. Piloti italian i garave të shpejtësisë, 9 herë kampion bote, ka dalë negativ, duke marrë më në fund përgjigjen që priste prej një kohe të gjatë.

41-vjeçari ka fluturuar menjëherë drejt Valencias, aty ku do të mbahet Çmimi i Madh këtë fundjavë. Edhe tamponi i kësaj të premteje doli negativ, kështu që Rossi mund të garojë në pistë, të dielën. Në këtë sezon të Moto Gp, Valentino Rossi pozicionohet në vendin e 15-të të klasifikimit të përgjithshëm me 58 pikë të grumbulluara.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...