Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Leao humb ndeshjen me Napolin, Gattuso pa Hysajn, në dyshim tre të tjerë

Sulmuesi portugez Rafael Leao është thyer në Milano i dëmtuar dhe do t’i duhet të qëndrojë të paktën 14 ditë jashtë fushave të lojës, ndaj rrjedhimisht nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Daniele Bonera për transfertën ndaj Napolit.

Gjithsesi portugezi është mungesa e vetme e Milanit mes futbollistëve, pasi me skuadrën nuk do të udhëtojnë as Stefano Pioli e ndihmësi i tij, që kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi, ndërsa është rikuperuar plotësisht kroati Ante Rebiç.

Nga ana tjetër nuk është aspak i qetë Gennaro Gattuso, që po llogarit si mungesë të sigurt mbrojtësin shqiptar Elseid Hysajn, ndërsa në dyshim janë edhe portieri Ospina, mesfushori Bakayoko dhe sulmuesi Osimhen.

Të tre këta kanë shfaqur problem ditët e fundit, megjithatë Gattuso është optimist që të ketë në dispozicion Bakayoko dhe dy të tjerët t’i marrë të paktën në pankinë, për t’i përdorur në ndeshje e sipër, nëse do të jetë nevoja.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...