Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ish presidenti i Napolit: Ka vetëm dhimbje, Maradona përfaqësoi shpirtin napolitan

Dhimbjes për humbjen e Diego Armando Maradonës, iu bashkua edhe ish presidenti i Napolit në vitet ’80, Corrado Ferlaino, i cili u shpreh se legjenda argjentinase ka përfaqësuar shpirtin e vërtetë napolitan për shumë vite.

“Ka vetëm dhimbje të madhe për mua dhe të gjithë napolitanët. Maradona nuk ishte thjesht një futbollist, por ka përfaqësuar shpirtin napolitan për vite të tëra”, u shpreh Corrado Ferlaino, ish presidenti i Napolit, kur Maradona vishte fanellën e klubit italian.

Diego Armando Maradona ka veshur fanellën e Napolit për 7 sezone, nga vera e 1984-ës, deri në verën e 1991-shit dhe në 259 ndeshje arriti të shënojë plot 115 gola, duke fituar edhe dy tituj kampionë, një Kupë Italie, një Kupë UEFA dhe një Superkupë Italie.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...