Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali “vetëvritet” ndaj Alaves, shkon në -6 pikë nga kreu!

Reali i Madridit bëri harakiri në javën e 11-të të La Ligas pasi  u mposht në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Deportivo Alaves. Një disfatë e rëndë për Los Blancos të cilët vazhdojnë luhatjet në këtë sezon të La Ligas. Një penallti që në minutat e para për miqtë u kthye në gol nga Lucas Perez, i cili mposhti Courtois edhe pse portieri belg kuptoi krahun. Një gafë e këtij të fundit në largimin e topit në fillimin e pjesës së dytë u shfrytëzua nga Joselu që realizoi golin e dytë për Alaves. Reagimi i Realit erdhi me vonesë pasi Casemiro rihapi sfidën me golin e 1-2 vetëm në minutën e 86-të. Në sekondat e fundit të shtesës Reali iu afrua shumë barazimit por goditja e Iscos nga jashtë zone u ndal nga traversa. Pas kësaj humbjeje me një ndeshje më pak për të luajtur se Atletico, Reali është -6 pikë nga kreu. Fitore minimale për Sevillan e treta radhazi në kampionat që erdhi me një gol të El Nesyri në fushën e Huescas.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...