Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani “dërrmon” me 4 gola Kukësin, Teuta ndan pikët me Tiranën

Fitore e madhe e Partizanit ndaj Kukësit në “Elbasan Arena”. Të kuqtë, të drejtuar nga Ilir Daja, dhuruan spektakël përballë një kundërshtari mjaft cilësor, të cilin e dërrmuan me rezultatin e thellë 4-1.

Kukësi u shfaqet dominues në fillim të ndeshjes, teksa fillimisht iu afrua golit me Eze, i cili gaboi shënjestrën me kokë pas harkimit të Dragoshit.

Partizani iu kundërpërgjigj në të 26-ën me Esat Malën, që preferoi të godiste vetë, edhe pse mund të shërbente me Asanin. Tjetër rast i humbur nga Eze në të 29-të, pas mosmarrëveshjes mes Bitrit dhe Alban Hoxhës.

Në momentin më të mirë të verilindorëve, Partizanit u tregua cinik dhe shënoi me Jasir Asanin (38’), që mori një top perfekt nga Bardhi, para se ta dërgone topin në rrjetë.

Ende pa u nxehur mirë muskujt në fillimim të pjesës së dytë, Partizani shënon sërish, këtë radhë me Eneo Bitrin, që devijoi me kokë drejt rrjetës harkimin e Malës, pas një goditjeje të lirë.

Në disavantazh të dy golave Kukësi u hodh në sulm frontal për të kthyer rezultatin, por ishte i pafat në situatat e krijuara në zonën e Partizanit, ndërsa për të kuqtë Esat Mala për pak mund të shënonte të tretin në të 59-ën, teksa u ndal nga portieri Tafa.

Përsëri në momentin e mirë të Kukësit, godet Partizani. Bardhi shtyn me lehtësi topin në rrjetë, thuajse në vijën fatale, pasi u shërbye nga Cara në zhvillimet e një goditjeje standarde, 3-0. Por “dhimbja” për Kukësit do të ishtë më e fortë, pasi në minutën e 79-të Esat Mala realizoi të katërtin me penallti.

Me një kundërshtar cinik dhe tepër efektiv në sulm dhe me fatin kundër, skuadra e Gegës nuk pati forca për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes, edhe pse shënoi golin e nderit me Ibrahimin në minutën e parë shtesë me 11-metërsh, duke pësuar humbjen e katërt sezonale dhe të dytën radhazi përballë të kuqve. Partizani me këtë sukses ngjitet më vendin e dytë me 19 pikë, dy pikë më shumë se Kukësi.

Përfundoi pa fitues (1-1) supersfida tjetër e javës së 11-të, Teuta – Tirana, e luajtur në “Niko Dovana”. Në impiantin e Durrësit bardheblutë e gjetën shumë shpejt golin me Grent Halilin, që shtyu drejt rrjetës topin e pasuar nga Ernest Muçi, që përfitoi nga një pasiguri e Arapit.

Tirana u mundua të ruante ekulibrat në fazën mbrojtëse, e ndikuar edhe nga epërsia e shpejtë, por 20 minuta para fundit të kohës së rregullt “Djemtë e Detit” i shpëtoi nga humbja Dejvi Kapllani, me një goditje të ulët me kokë.

Ky barazim nuk ndihmon as Teutën e as Tiranën në renditje, pasi të dyja skuadrat mbeten në të njëjtat pozita (bardheblutë fitojnë një pozicion).

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...