Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, fitojnë Lakers e Clippers, shkëlqejnë Doncic dhe Antetokounmpo!

Los Angeles Lakers vazhdojnë ecurinë e shkëlqyer në këtë sezon të NBA. Kampionët në fuqi të koshit, triumfuan lehtësisht në transfertën ndaj Oklahoma City Thunder me rezultatin 128-99, duke regjistruar fitoren e 4-t radhazi dhe të 10-ën në 13 takime. I përhershmi LeBron James ishte më i miri mbi parket për kalifornianët pasi koleksionoi në total 26 pikë 6 rebound dhe 7 pasime deçizive, ndërkohë që Anthony Davis bëri një punë të mirë me 18 pikë dhe 7 rikuperime poshtë tabelës. Oklahoma ndërkohë pësoi humbjen e 6-të në 11 ndeshje. Po rigjen formën optimale edhe skuadra tjetër kaliforniane Los Angeles Clippers që mori fitoren e radhës pasi mposhti në Staples Center me rezultatin 111-106 New Orleans Pelicans. Me këtë sukses Clippers u ngjitën në vendin e dytë në konferencën e Perëndimit me 8 fitore dhe 4 humbje. Më i miri mbi parket për kalifornianët ishte Kawhi Leonard me 28 pikë 6 rebound dhe 9 asiste ndërsa Paul George kontribuoi me 27 pikë.

Të pamjaftueshme për Pelicans, 37 pikët e kanadezit Alexander-Walker. Arriti suksesin e 7-të sezonal Brooklyn Nets që triumfoi në derbin ndaj New York Knicks me rezultatin 116-109 për meritë edhe të Kevin Durant autor i 26 pikëve. Gjithsesi në Madison Square Garden, pikëshënuesi më i mirë ishte Julius Randle i Knicks, por paraqitja e ish lojtarit të Lakers nuk i mjaftoi skuadrës nga Molla e Madhe. Nuk ndalet më Milëaukee Bucks që falë një triple-double të grekut Giannis Antetokounmpo triumfoi edhe në transfertën ndaj Detroit Pistons me rezultatin 101-110. Antetokounmpo spikati me 22 pikë 10 rikuperime poshtë tabelës dhe 10 pasime vendimtare. Falë një super Luka Doncic mori suksesin e 4-t rresht Dallas Mavericks që triumfoi në transfertën ndaj Charlotte Horntes me rezultatin 104-93. Ylli slloven i skuadrës teksane shkëlqeu me 34 pikë 13 rebound dhe 9 asiste.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...