Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Lakers në krizë rezultatesh, Utah në superformë!

Moment jo për kampionët në fuqi të NBA. Los Angeles Lakers pësuan humbjen e 3-të rresht dhe të 4-ën në 5 ndeshjet e fundit teksa u mposhtën pas kohës shtesë nga Washington Wizards me rezultatin 124-127 brenda në Staples Center. Një humbje që djeg kjo pasi i zbriti Lakers-at në vendin e 3-të në Konferencën e Perëndimit pas Utah Jazz dhe kushërinjëve të Los Angeles Clippers. Vijon momenti i artë ndërkohë për skuadrën kryeqytease me Wizards që morën fitoren e 5-të radhazi. Diferencën në sfidën e Staples Center e bëri dyshja Bradley Beal-Rusell Westbrook. I pari koleksionoi në total 33 pikë 7 rebound dhe 6 asiste, ndërkohë që Westbrook iu afrua shumë triple-double me 32 pikë 14 rikuperime poshtë tabelës dhe 9 pasime deçizive. LeBron James nuk mundi të evitonte i vetëm humbjen e La Lakers edhe pse arriti të koleksiononte 29 pikë 9 rebound dhe 13 asiste, me kalifornianët që ndjenë mungesën e dy yjeve të tjerë të skuadrës Antony Davis dhe gjermanit Denis Schroder.

Nuk njeh limite në këtë sezon Utah Jazz që mori fitoren e 21-të në 23 ndeshjet e fundit, pasi mposhti lehtësisht në Salt Lake City me rezultatin 132-110 Charlotte Hornets. Tre periodat e para ishin thuajse të baraspeshuar ndërkohë që diferencën Utah e bëri në periodën e 4-t në të cilën shënoi 21 pikë më shumë se Charlotte duke regjistruar fitoren e 25-të në 31 takime, ecuri kjo që e mban në krye të Konferencës së Perëndimit. Mitchell me 23 pikë ishte më i miri mbi parket për Utah. U rikthye menjëherë te fitorja edhe Dallas Mavericks që mposhti në American Airlines Center Memphis Grizzlies me rezultatin 102-92. Hardaway dhe Luka Doncic me 50 pikë që koleksionuan të dy sëbashku udhëhoqën Mavericks drejt suksesit të 5-të në 6 ndeshjet e fundit. Vijon rënia e lirë për Houston Rockets që pësoi humbjen e 8-të rresht pasi u mposht edhe nga Chicago Bulls brenda në Toyota Center në Texas me rezultatin e thellë 100-120. White dhe Zac LaVine me 24 dhe 21 për kokë ishin dy më të mirët mbi parket për Bulls-at.

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...