Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pioli: Eliminimi na bën më të fortë, Ibra titullar ndaj Fiores

Milanit i duhet të lërë pas menjëherë eliminimin nga Europa League, pasi nesër e pret një transfertë e vështirë si ajo ndaj Fiorentinës, ku fitorja është detyrim për të mos komplikuar mbajtjen e një vendi në zonën Champions.

Trajneri Stefano Pioli doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku tha se skuadra e tij ka dalë më e bindur në aftësitë e veta, pas ndeshjes me Manchester United dhe se nesër pret një tjetër performancë pozitive.

“Eliminimi sigurisht që djeg, veçanërisht pasi ke bërë një ndeshje të mirë, si ne ndaj Man. United. Megjithatë nga kjo ndeshje dalim më të fortë dhe më të bindur për aftësitë tona, por njëkohësisht të vetëdijshëm që në nivele të lart atë ndëshkon qoftë edhe një gabim i vetëm. Tani mendojmë për ndeshjen me Fiorentinën, një sfidë e vështirë, por që duam të marrim maksimumin”, u shpreh Pioli.

Zlatan Ibrahimovic u rikthye ndaj Manchester United dhe luajti disa minuta, ndërsa nesër në Firenze, Pioli ka planifikuar ta hedhë në fushë nga minuta e parë. Tekniku kuqezi pranon momentin e vështirë që po kalon Calhanoglu dhe shprehet se Bennacer do të niset sërish nga pankina.

“Nuk e di nëse i ka 90 minuta në këmbë, por nesër Ibra do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë pasi prezenca e tij është mjaft e rëndësishme për moralin e ekipit. Bennacer ka vetëm një javë që kryen seanca të plota, ndaj nesër do ta nisë nga stoli dhe do të luajë vetëm nëse kemi nevojë për të. Calhanoglu ka pasur probleme fizike, që nuk po e lejojnë të rikthehet në maksimum, por të gjithë e presim, pasi është një pikë e rëndësishme e formacionit tonë”, tha Pioli.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...