Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Ndoj realizon dy supergola, sinjal Rejas që nuk e grumbulloi!

Pas dëmtimit të rëndë që e mbajti jashtë fushave të futbollit për 4 muaj, Emanuele Ndoj është kthyer më i fortë se kurrë dhe po jep një kontribut të rëndësishëm për Bresican në Serie B. Edhe pse nuk u grumbulla nga trajneri Edoardo Reja për 3 ndeshjet  kualifikuese të Katar 2022 që Shqipëria zhvilloi në muajin Mars, mesfushori kuqezi i ka dhënë një sinjal trajnerit të kombëtares kuqezi për ta thirrur në grumbullimin e ardhshëm. Ndoj ishte thjeshtë magjik në sfidën që Brescia fitoi me shifrat 4-1 ndaj Pordenones duke realizuar dy supergola, nga distanca, njëri më i bukur se tjetri. Ky ishte dygolëshi i dytë për Emanuele Ndoj në këtë sezon pas atij që realizoi ndaj Lecces, ndërsa numëron 5 gola në 7 ndeshje të zhvilluara në total me “dallëndyshet” në këtë sezon të Serisë B. Pas suksesit të thellë ndaj Pordenones që e afroi ndjeshëm Brescian me zonën play-off por edhe dy supergolave të realizuar Ndoj tregoi emocionet e tij në mikrofonat e mediave italiane.

“Për mua ishte diçka shumë emocionuese.U ktheva si titullar pas një periudhë të keqe. Shënova dy gola, por akoma nuk e besoj. E rëndësishme është që kemi luajtur si ekip. Duhet të vazhdojmë kështu. Mbështetja e familjes time në këtë periudhë ka qenë e rëndësishme, ashtu sikurse e shokëve dhe e klubit”, deklaroi Emanuele Ndoj i cili është aktivizuar në 4 ndeshje me kombëtaren shqiptare dhe ka realizuar dhe një gol atë në miqësoren e humbur 3-1 ndaj Ukrainës në 3 qershor të vitit 2018.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...