Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shehi: Fjala titullin na shton presionin, ja ku gabuam ndaj Skënderbeut!

Fjala titull ndikoi te paraqitja e Tiranës në sfidën ndaj Skënderbeut, të paktën kështu mendon Orges Shehi i cili në mikrofonin e Supersport e analizoi kështu sfidën ndaj korçarëve.

“Kemi tentuar të luajmë poshtë, shpejt, vertikal dhe me rrjedhshmëri. Kur luan me skuadra në mbrojtje është e vështirë. Ndoshta duhet të ishim pak më konkretë te rastet që krijuam. Mund të bënim më mirë, por është e vështirë me rivalë që rrinë në mbrojtje.Ndoshta lojtarët u ngarkuan disi më shumë, kur përmendet titulli. Jam i mendimit që ishim më të ngarkuar dhe kjo na bëri konfuz për të mos i zgjidhur mirë rastet që na u paraqitën”, shtoi trajner Shehi në deklaratën e tij pas ndeshjes.

“Gjatë gjithë javës jemi munduar të luajmë nga krahët. Thellësinë e kemi marrë pak, pasi kundërshtari tërhiqet shumë. Në qendër nuk ka rrezikshmëri. Ata ashtu duan, të rikuperojë dhe në nisen në kundërsulm. Kur kalojnë minutat edhe qartësia mungon pak.Nuk më pëlqen të luaj me topa të gjatë dhe krosime. Jam dakord që objektivat janë madhore, por në një ndeshje në orën 13:00 lojtarët karikohen më shumë dhe frenohen. Normalisht në një klub të tillë objektivat janë të tilla”, përfundoi Shehi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...