Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egnatia përforcon mbrojtjen, firmos për dy sezone me ish kapitenin e Bylisit

Egnatia ishte befasia e këtij sezoni në Kategorinë e Parë, pasi me një investim të konsiderueshëm ia doli të ndërtojë një ekip të aftë për të siguruar një biletë direkte për në elitën e futbollit shqiptar, Kategorinë Superiore.

Klubi nga Rrogozhina nuk ka humbur kohë me festimet, pasi ka nisur menjëherë punën për të përforcuar edhe më shumë ekipin, me qëllim që të përfaqësohet denjësisht edhe në Superiore sezonin e ardhshëm.

Kështu pas rinovimit me një pjesë të madhe të titullarëve të sezonit të kaluar, sot u njoftua edhe afrimi i mbrojtësit anësor Franc Ymeraliaj, i cili ishte pjesë e Bylisit, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit në shumë ndeshje.

Ballshiotët nuk ia dolën të mbijetojnë në elitë dhe do të garojnë në Kategorinë e Parë, ndërsa Ymeraliaj do të mbetet në Superiore, pasi ka firmosur për dy vite me klubin e Egnatias dhe do të vihet në dispozicion të trajnerit në fillim të muajit korrik, kur edhe pritet të nisin përgatitjet për sezonin e ri.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...