Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Teuta, dilemat e Martinit për formacionin anti-Shamrock Rovers

Teuta në prag të misionit “Shamrock Rovers”. Kampionët e Shqipërisë janë në përgatitjet e fundit për sfidën e parë të raundit të tretë të Konferencë League, në program këtë të enjte në Dublin të Irlandës. Do të duhet, pa dyshim, një rezultat pozitiv për të mundësuar kualifikimin në ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Elbasan Arena”, pasi “Niko Dovana” nuk përmbush më kriteret për ndeshjet e këtij niveli në Evropë.

Gjithsesi, për Edi Martinin të gjitha mendimet janë për sfidën e parë me skuadrën Irlandeze dhe dilemat e trajnerit shkodran nuk mungojnë për formacionin më të mirë të mundshëm përballë Shamrock. Teknikut i duhet të përballet me dilema e mungesa: Lorenzo Vila është i dëmtuar dhe mbetet për t’u parë nëse mund t’ia dalë, Albano Aleksi është i pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa Blerim Krasniqi, zyrtarisht i larguar,.

E megjithatë problemet më të mëdha dhe dyshimet për teknikun vijnë nga mbrojtja dhe mesfusha, pasi sulmi duket i blinduar sa u përket alternativave, me Sebino Plakun hero të kualifikimit ndaj Inter Escaldes me një dygolësh e po ashtu elementë me peshë si Taulant Seferi e Georgiev. Mungesa e Albano Aleksit përzien kartat jo vetëm për mesfushën, por edhe për mbrojtjen, pasi me largimin e Rustem Hoxhës mesfushori u improvizua për një rol në qendër të saj dhe tani, në mungesë të tij, Martinit i duhet të gjejë shokun e repartit për Renato Arapin, ku me shumë mundësi i duhet të zgjedhë mes maqedonasit Dragarski dhe Adolf Selmanit.

Sa i përket mesfushës, opsionet nuk mungojnë, me Dajën apo Karabecin si mesfushorë qendre. Gjithsesi janë seancat e fundit stërvitore ato që do të shuajnë dilemat e fundit për formacionin anti-Shamrock për Teutën, që vjen në këtë sfidë pasi shpenzoi jo pak energji, pasi iu desh të djersinte për 120 minuta të enjten e kaluar. Megjithatë, në Durrës duan që kjo verë europiane të zgjasë sa më shumë, ndaj kërkojnë të luajnë të gjitha shanset e tyre në duelin e dyfishtë me irlandezët.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...