Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ancelotti lë jashtë listës së kampionatit tre futbollistë të Realit

Një organikë e madhe mund të të krijojë shumë luks e komoditet gjatë sezonit, por një shumë e madhe mund të shndërrohet në një telash më tepër për menaxhimin e një skuadre.

Aq më tepër nëse kjo skuadër quhet Real Madrid dhe pjesa më e madhe e lojtarëve janë emra të mëdhenj, apo kanë kontrata shumë të majme, diskutimi mund të bëhet akoma edhe më kompleks.

Pikërisht për këtë arsye, Florentino Perez dhe Carlo Ancelotti janë vënë përballë vështirësisë së përpilimit të listës së lojtarëve që do të regjistrojnë në La Liga, për të zgjedhur se cilin do të përfshijnë dhe cilin jo, duke mbajtur parasysh qoftë aspektet tekniko-taktike, qoftë ato që lidhen me zhvillimet në merkato.

Vendimi final i Ancelottit ishte disi surprizues, pasi tekniku italian la jashtë listës emra si Dani Ceballos, Martin Odegaard dhe Jesus Vallejo, të tre futbollistë interesantë, por nuk do të mungojë Gareth Bale, i cili pritet të marrë sërish përgjegjësi të rëndësishme te Los Blancos.

Zgjedhja për të lënë jashtë të paktën për momentin Dani Ceballos, është deri diku e justifikuar me faktin që mesfushori është i dëmtuar dhe gjithsesi mund të federohet më vonë, nëse nuk largohet në një tjetër klub gjatë merkatos së verës.

Megjithatë lënia jashtë e danezit Odegaard dhe spanjollit Vallejo, nuk janë sinjale aspak të mira të dy lojtarët, që shpresonin të luanin shanset e tyre në “Santiago Bernabeu”, por që nuk ia kanë dalë të bindin Ancelottin dhe do të duhet të mendojnë për një tjetër klub ku të vijojnë karrierën.

Sezoni për Realin e Madridit do të startojë mbrëmjen e të shtunës, me ndeshjen e javës së parë të La Ligës, që do ta vërë përballë Alavesit në transfertë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...