Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

“Dropulli run”, gara e pazakontë në Dropull

Më shumë se 100 qytetarë të të gjitha moshave iu bashkuan një gare të pazakontë gjatë fundjavës në Dropull.

Gara me tri kategori distance, 1 km, 6 km dhe 12 km u realizua përgjatë rrugëve dytësore që përshkojnë fshatrat e Dropullit. “Dropulli Run” grumbulloi për të garuar në këtë event të dytë maratonistë dhe amatorë të sportit nga disa qytete të Shqipërisë dhe ishte një ngjarje që sipas organizatorëve shkon edhe në favor të njohjes së bukurive të zonës dhe të turizmit.

Kjo iniciativë masive sportive është eventi më i rëndësishëm i tri dekadave të fundit në një territor ku emigracioni arrin në 80%.

Pjesëmarrësit vrapuan përmes rrugëve antike dhe mesjetare, krah objekteve të rralla të trashëgimisë kulturore dhe resurseve natyrore e turistike që rrethojnë luginën e Drinos.

Zona e Dropullit , me një habitat natyror të pasur ofron male, lumenj, liqene, zona të mbrojtura, mbi 50 monumente kulture dhe natyre si dhe rrënojat arkeologjike të Adrianopolit. Megjithatë territori është ende jashtë hartave turistike dhe shërbimet po ngrihen ngadalë vetëm gjatë viteve të fundit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...