Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

“Më 5 maj nuk ka futboll”, Franca e ndalon me vendim parlamenti

Më 5 maj nuk do të luhet futboll në Francë. Parlamenti francez miratoi përfundimisht, me një votim të Senatit, një projekt -ligj që parashikon që asnjë ndeshje profesionale e futbollit nuk do të luhet në Francë më 5 maj, në nderim të viktimave të katastrofës në stadiumin Furiani në Korsikë, ku vdiqën 19 persona (më 5 maj 1992).

Senati miratoi pa asnjë ndryshim tekstin e projekt-ligjit të sjellë aty nga deputeti korsikan Michel Castellani, i cili më herët kishte marrë edhe miratimin e vendimit nga Asambleja Kombëtare.

“Tragjedia Furiani” është një ngjarje mjaft e rëndë në futboll, e ndodhur pikërisht më 5 maj të vitit 1992 në Furiani, një lokalitet pranë Bastias në Korsikë. Në stadiumin “Armand Cesari” duhej të luhej gjysmëfinalja e Kupës së Francës mes Bastias dhe Marseille, ndërsa klubi vendas kërkoi rritjen me 50% të kapacitetit të stadiumit, pasi po përballej me skuadrën më të fortë të kohës në Francë.

Autoritetet lokale miratuan këtë dëshirë, duke ndërtuar një tribunë provizore me kapacitet prej 10 mijë vendesh, e cila u shemb para ndeshjes, duke shkaktuar vdekjen e 19 personave dhe plagosjen e mbi 2 mijë të tjerëve

Më pas Federata Franceze e Futbollit vendosi që ndeshja të mos luhej më asnjëherë dhe madje të anulohej ai edicion i Kupës së Francës, ndonëse më herët Monaco kishte siguruar një biletë për në finale.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...