Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Klopp ndez derbin e Anglisë: Këmba e majtë e Salah, më e mirë se e Cristianos!

Të dielën në orën 17:30 në Old Trafford në orën 17:30 luhet derbi i Anglisë mes Manchester United dhe Liverpool. Në këtë superduel që do të transmetohet ekskluzivisht në Supersport, do të ketë edhe një sfidë brenda sfidës dhe do të jetë ajo mes dy prej sulmuesve më të mirë në qarkullim për momentin, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah. Në ishull kanë nisur krahasimet mes të dyve ndërkohë që për këta dy lojtarë ka folur edhe trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp.

“Për çfarë krahasoni Ronaldon dhe Salah? Të dy janë lojtarët më të mirë në mbarë botën. Unë do të thosha se këmba e majtë e Ronaldos nuk është e keqe, por ajo e Salah është më e mirë. Cristiano mund të jetë më i mirë në këmbën e djathtë dhe në ajër. Të dy janë shumë të shpejtë, ndihen të uritur për të shënuar gola. Por nuk e kam menduar kurrë këtë temë, është diçka që nuk më intereson”, është shprehur tekniku gjerman në konferencën për shtyp para ndeshjes me “The Reds”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...