Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Salah apo Ronaldo? Solskjaer bie dakord me Jurgen Klopp

Ole Gunnar i trembet sulmit të frikshëm të Liverpoolit. Trajneri norvegjez i Manchester United mbështeti mendimet e Jurgen Klopp në lidhje me Mohamed Salah duke e cilësuar egjiptianin një lojtar të klasit botëror, ashtu si edhe Cristiano Ronaldo.

Të dielën luhet derbi i Anglisë dhe sipas Solskjaer nëse United dëshiron të mposhtë Liverpoolin në “Old Trafford” duhet të bëjë një ndeshje perfekte në fazën mbrojtëse.

“Salah është unik dhe rekordi i tij i shënimit të golave është fantastik, por duhet thënë se egjiptiani është zjarr për momentin. Ju i shihni disa nga golat që ai ka shënuar kohët e fundit dhe ne duhet të jemi në maksimumin tonë për të luajtur kundër tij. Ne duhet të bëjmë një punë të mirë, jo vetëm kundër tij. Unë jam një admirues i madh i vijës së parë, Sadio Mane, Roberto Firmino, ndoshta edhe Diogo Jota do të luajë”, deklaroi norvegjezi.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...