Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Hutter “kërcënon” Bayernin: E dimë si mposhten, shpresojmë të luhet

Monaco zgjedh trajnerin e ri
Monaco zgjedh trajnerin e ri

Borussia Monchengladbach mbylli një gjysmë sezoni zhgënjyes në kampionatin gjerman, pasi ia doli të grumbullojë vetëm 19 pikë dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 14, duke u përfshirë në luftën për mbijetesë.

Megjithatë ndeshja e parë e vitit i vë përballë kryesuesve të Bayern Munich, një kundërshtar të cilin trajneri Adi Hutter e njeh mjaft mirë, pasi ia ka dalë ta mposhtë edhe kur ishte te Eintrachti i Frankfurtit.

Këtë sezon bavarezët e nisën me një barazim 1-1 ndaj M’Gladbach, ndërsa në Kupën e Gjermanisë ishin këta të fundit që u shkaktuan një humbje turpëruese me shifrat 5-0, ndaj Hutter beson në një tjetër rezultat pozitiv.

“Kemi bërë mirë ndaj Bayernit, por e dimë se ndaj tyre duhet të jesh gjithmonë në maksimum, pasi mjafton një neglizhencë e vogël dhe ndëshkohesh. Nuk e di a do të luhet ky takim, pasi të gjithë jemi të shqetësuar prej koronavirusit, por gjithsesi po përgatitemi të mbërrijmë në formë optimale para ndeshjes, pasi kemi bërë mirë në dy përballje me ta dhe duam një tjetër rezultat pozitiv”, u shpreh Hutter.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...