Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Vazhdon saga e Djokovic në Australi, Ministri i Emigracionit merr vendimin për serbin

Është kthyer në një çështje shtetërore për Australinë pjesëmarrja e Novak Djokovic në Australian Open. E gjithë si pasojë e faktit se tenisti serb nuk është vaksinuar, ndërsa shteti australian në këtë pikë ka rregulla të forta për të evituar përhapjen e COVID-19.

Kujtojmë se të hënën, pasi ishte ndaluar më parë, 34-vjeçari në një seancë gjyqësore mori OK për të vazhduar qëndrimin në Australi dhe për të marrë pjesë në turneun prestigjioz. Mirëpo, së fundmi është Ministri i Integrimit, Alex Hawke, i cili ka vendosur të ushtrojë fuqinë e pozicionit të tij dhe të marrë vendimin për të anuluar vizën e Noles me arsyetimin se ai është një rrezik për shëndetin publik duke përmbysur të gjithë situatën.

Sakaq, avokatët e serbit janë përgatitur menjëherë për të apeluar këtë vendim të Ministrit dhe mbetet për t’u parë nëse kërkesa e tyre do të ketë sukses, teksa nëse apeli rrëzon kërkesën e avokatëve të Djokovic, atëherë tenisti numër një i botës do të duhej të largohej menjëherë nga Australia. Sakaq, edhe koha nuk është në anën e Djokovic pasi turneu fillon më datë 17 janar.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...