Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Trajneri Tite e pranon, lojtari i Atleticos jashtë grumbullimit prej vaksinës

Trajneri i Brazilit, Tite ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Kupën e Botës, Katar 2022. Selecao do të luajë fillimisht në transfertë më datë 27 janar kundër Ecuadorit, ndërsa më datë 2 shkurt do të presin Paraguajin.

Për këto ndeshje nuk do të jetë në dispozicion lojtari i Atletico Madrid, Renan Lodi. Mesfushori i madrilenëve nuk është vaksinuar dhe për këtë arsye duhet të qëndrojë larg kombëtares.

Drejtori i skuadrës, Juninho Paulista ka shpjeguar se nëse Lodi grumbullohej atëherë nuk do të lejohej të shkelte në tokën ekuadoriane, ndërsa shton se gjithashtu do të përballej me një karantinë pesëditore në Brazil. Sakaq, trajneri Tite këmbëngul edhe njëherë se vaksina është një e mirë e përbashkët dhe se është përgjegjësi për veten dhe për të tjerët.

Lista e trajnerit Tite: 

Portierë:

Alisson (Liverpool), Ederson (Manchester City) and Weverton (Palmeiras)

Mbrojtës:

Daniel Alves (Barcelona), Emerson Royal (Tottenham), Alex Sandro (Juventus), Alex Telles (Manchester United), Eder Militao (Real Madrid), Gabriel Magalhaes (Arsenal), Marquinhos (PSG) and Thiago Silva (Chelsea)

Mesfushorë:

Bruno Guimaraes (Lyon), Casemiro (Real Madrid), Fabinho (Liverpool), Fred (Manchester United), Gerson (Olympique de Marseille), Everton Ribeiro (Flamengo), Lucas Paqueta (Lyon) and Philippe Coutinho (Aston Villa)

Sulmues:

Antony (Ajax), Vini Jr (Real Madrid), Rodrygo (Real Madrid), Gabriel Jesus (Manchester City), Matheus Cunha (Atletico de Madrid), Raphinha (Leeds) and Gabriel Barbosa (Flamengo)

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...